Jetmir Topalli largohet nga Istanbulspori, mbyll kapitullin në futbollin turk

0
97

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli, është ndarë përfundimisht nga Istanbulspori, duke i dhënë fund aventurës në klubin turk, me të cilin kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, shkruan 04 Online.

27-vjeçari, i cili së fundmi ishte i huazuar te Pendikspori, nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij. Në sezonin e kaluar, ai regjistroi 33 ndeshje në Ligën e Parë të Turqisë, duke shënuar vetëm dy gola dhe dhënë një asistim.

Topalli ishte transferuar te Istanbulspori nga Malatyaspori, por nuk arriti të gjejë formën e duhur për të lënë gjurmë në futbollin turk. E ardhmja e sulmuesit anësor mbetet ende e hapur./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here