Jep dorëheqje nga LVV-ja kryetari i pikës në Zhur të Prizrenit, Labinot Sope

0
546

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të pikës së LVV-së në Zhur të Prizrenit, Labinot Sope.

Sope e ka bërë të ditur edhe arsyen e dorëheqjes, i cili ka thënë se këtë po e bën për shkak të daljes jashtë shtetit për të punuar e vepruar, shkruan 04 Online.

Sope njëkohësisht ka bërë me dije se ka dhën dorëheqje edhe si anëtar i LVV-së.

Postimi i plotë:

I nderuar kryetar i LVV-së, Albin Kurti
I nderuar kryetar i qendrës në Prizren, Artan Abrashi dhe në veçanti, JU me të dashurit e mi aktivista që për shumë vite së bashku punuam dhe rrugëtuam, madje dhe sakrifikuam shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë…
Me lejoni të ju njoftoj se nga sot, jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të pikës së LVV-së Zhur që është një nga pikat më të mëdha në nivel qendre dhe me gjërë.
Dorëheqja ime është për arsye subjektive ( migrimi ), me lejoni të ju njoftoj se përveç dorëheqjes si kryetar do t’a dorëzoj dhe librezën e anëtarit të Lëvizjes.
Të gjitha pozitat brenda Lëvisjes në përgjithësi i kam marrë me shumë përgjegjësi duke i kryer punën dhe angazhimin me nder e dinjitet, në veçanti atë të shefit të shtabit rajonal për 3 pale zgjedhje të fundit.
Pas disa vitesh angazhimi e bashkëpunim se bashku me aktivistat e LVV-së së Zhurit arritem të dalim subjekti i parë në Zhur me rreth 1 mijë vota për Lëvizjen.
Prandaj, pa e zgjatur më shumë, dua fillimishtë të falenderoj të gjithë aktivistat e Zhurit për bashkëpunimin dhe qëllimin e mirë që e kishim gjatë gjithë kësaj kohe të angazhimit tonë që bëmë shumë së bashku për vendin dhe lokalitetin ku jetojmë. Dua, gjithesecilit bashkëpuntor të ju uroj të mira e suksese në vazhdimësi.
Me aq sa kam ditur dhe sa kam mundur, jam munduar me zemer dhe me shpirt që të jem shembull i mirë i përfaqësimit kudo dhe kur do që më është dhënë mundësia!
Paqit fat në vazhdim…
Me respekt Lab Sope

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here