Jep dorëheqje nënkryetari i AAK-së në Prizren, Mirsad Sinanaj. Shuhet nëndega në Shkozë

0
577

Një dorëheqje e madhe ka ndodhur në degën e AAK-së në Prizren.

Mirsad Sinanaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan 04 Online.

Dorëheqja e Sinanajt nga AAK-ja, ndërlidhet me mos përputhje të politikave me Kryetarin e Degës, Besnik Krasniqi, dhe të Nënkryetarit të parë, Nezir Xhoxhaj.

“Po, është e vërtetë. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të AAK-së në Prizren. Kjo ka ardhur si rezultat i mospërputhjes së politikave me kreun e degës dhe të nënkryetarit të parë”, ka thënë për 04 Online Sinanaj.

Madje, ai ka bërë me dije se dje kanë mbajtur mbledhje në kryesinë e nëndegës në Shkozë në të cilën ka mbajtur pozitën e kryetarit, me ç’rast ai dhe të gjithë anëtarët e kryesisë kanë dhënë dorëheqje, duke quar edhe në shuarjen e kësaj nëndege.

“Dje në mbrëmje kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë të nëndegës në Shkozë, ku edhe kanë dhanë dorëheqje e gjithë kryesia për të njëjtën arsye. Poashtu edhe unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit në këtë nëndegë. Nëndega e Shkozës është ndër të parat për AAK-në në Prizren, nga e cila janë siguruar dy herë radhazi mandati i asambleistit”, ka thënë Sinanaj.

Ju kujtojmë se dje gjatë ditës ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja edhe Vjollca Kabashi, e cila në dorëheqjen e saj kishte adresuar kritika të ashpra ndaj kreut të Degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here