Futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal, ka pësuar një lëndim të rëndë, mbrëmë në fitoren 2-0 ndaj Villarealit.
Mbrojtësi spanjoll u largua nga fusha mes lotësh, pas lëndimit të gjurit të djathtë, në fundin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti tha se janë të trishtuar për lëndimin e Carvajal.
“Të gjithë jemi shumë të trishtuar për Dani, ai është një lojtar kyç për ne… dhe presim rezultatet përfundimtare të testeve”, ka deklaruar Ancelotti.
Tekniku italian ka folur edhe për Viniciusin, i cili kishte probleme me shpinë dhe u largua nga loja para kohe.
”Vinicius Jr ka dhimbje dhe do t’i nënshtrohet testeve në orët e ardhshme. I është bllokuar qafa, ka pësuar një problem dhe kjo është diçka që duhet ta kontrollojmë me stafin mjekësor.”, ka njoftuar ai.