Manchester United nuk mundi të triumfonte në Turqi ndaj Galatasarayt me ndeshjen që u mbyll në barazim 3-3. “Djajtë e Kuq” tashmë nuk e kanë më në këmbët e tyre kualifikimin për në fazën pasardhëse të Champions League.
Pas sfidës me turqit, trajneri Erik Ten Hag kërkoi të mos e dramatizonte situatën ndërsa theksoi se skuadra po ecën në drejtimin e duhur dhe të gjitha këto pengesa do ta ndihmojnë që në të ardhmen të jenë të suksesshëm.
“Unë përgjegjës për ato rezultate që arrin skuadra. Ky është një projekt që e kemi nisur dhe kërkon kohën e vet. Po ecim përpara, po përmirësohemi dhe kjo për mua është shumë shpresëdhënëse. Po shkojmë në drejtimin e duhur, unë e di shumë mirë se cili është destinacioni final dhe hapat që duhet të ndërmarrim që të jemi të suksesshëm në të ardhmen”, u shpreh Ten Hag./SS