Jean-Denys Choulet vjen në Kosovë

0
98

Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet të premten do të vjen në Kosovë.

Ai fillimisht do të takohet me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe më pas do të njoftohet me stafin e FBK-së.

Jean-Denys Choulet gjatë fundjavës do t’i përcjell ndeshjet e javës së nëntë të ProCredit Superligës, për të parë formën e lojtarëve.

Jean-Denys Choulet të hënën në një konferencë për media do të shpalos planet dhe synimet e tij me Dardanët.

Ndërkohë, më 12 nëntor, do të mbahet grumbullimi i parë i Kosovës.

Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Takimet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here