“Je i vogël për Bayernin”, Kompany reagon për komentet kundër tij: Fitova shumë si lojtar, babai im ishte refugjat…!

0
156

Vincent Kompany bëri një debutim të “çmendur” si trajner në UEFA Champions League, pasi me Bayern Munchen arriti fitore të thellë 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit.

Gjatë konferencës pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt komentoi disa reagime të tifozëve të cilët kishin thënë se klubi i Bayernit është shumë i madh për të, shkruan Indeksonline

“Unë dua t’ju them diçka shumë shpejt.

“Unë kam lindur në Bruksel, babai im ishte refugjat, i cili erdhi nga Kongo këtu.

“Cilat ishin shanset e mia që unë të luaja në Premier League dhe të fitoja diçka si lojtar, duke luajtur poashtu për Kombëtaren? Kuota për këtë ishte zero! Tani jam një trajner.

“A ndaloni së besuari për vetën tuaj dhe çfarë mund të arrini vetëm sepse dikush flet diçka për ju?

“Mentaliteti është që ju të ecni para dhe nëse dështoni në fund, thjesht dështoni, nëse keni sukses, thjesht keni sukses – por ju gjithmonë bëhuni më të mirë.

“Rrjeti online gjithmonë gjen gjëra për të komentuar, andaj unë kurrë s’i marrë seriozisht apo personalisht”, u shpreh trajneri belg pas fitores në debutim me Bayernin në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here