Sot mbyllet java e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program janë dy ndeshje tjera mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja do të jetë në qytetin e Gjilanit, aty ku Gjilani do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Feronikelit 74 dhe Malishevës, e cila zhvillohet në stadiumin ”Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.