Gjithkush ka shijet personale. Disa e pëlqejnë të lartë, të tjerët e pëlqejnë më të ulët dhe delikat, të tjerë e zgjedhin atë me dy lartësi të ndryshme për të mbështetur më mirë qafën.
Po flasim për jastëkun, një shok i pandarë për gjumë të mirë. Çfarëdo që zgjidhni, ekziston një fakt që duhet pranuar nga të gjithë: pas dy vjetësh është e nevojshme që jastëku të zëvendësohet, sepse në këtë periudhë kohe ai bëhet një enë për mikrobet dhe merimangat, në gjendje për të shkaktuar alergji dhe çrregullime të tjera.
Në harkun e 24 muajve, një e treta e peshës së tij bëhet shtëpi për baktere të çdo lloji, lëkurën e vdekur dhe pështymën e mbetur.
Ky fakt pak tronditës dhe i neveritshëm vjen nga një studim i kryer nga ekspertë anglezë të National Health Service në spitalin St. Bartholomew të Londrës.
Ekspertët thonë se jastëku ku ne mbështesim fytyrën para se të flemë është në fakt ambienti ideal për disa mikroorganizma, përfshirë këtu aureusin, clostridium-in e rëndë, virusin e lisë së dhenve dhe madje edhe E. coli, patogjeni përgjegjës për lebrozën.
Të gjitha këto, përveçse mund të infektojnë pacientët e shtruar në spital, mund të krijojnë probleme edhe në intimitetin e dhomës së gjumit në shtëpi.
Me pak fjalë, jastëku në shtratin tonë vepron si një sfungjer: thith mikrobet dhe u jep atyre temperaturë dhe terren ideal për t’u riprodhuar.
Megjithatë, këshillohet që të nxirrni shpesh jastëkun në diell për ajrosje dhe ta lani në temperaturë të lartë të paktën një herë në muaj. Gjithashtu, është mirë të ndërrohet nëse e kemi më shumë se prej dy vjetësh.