Jasharaj: Viti 2022, viti më i vështirë pas luftës, greva opsion i hapur

0
191

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka thënë se viti 2022 ka qenë viti më i vështirë pas luftës, raporton Gazeta10.

Jashari ka thënë se ka pasur një qasje të gabuar nga Qeveria Kurti duke mospërfillur kërkesat e tyre në dialog.

“Së bashku me kolegë e kemi vlerësuar si vitin më të vështirë pas luftës vitin 2022, ngase që nga fillimi është vërejtur një mungesë e qasjes së duhur, gjegjësisht kemi pasur një qasje të gabuar të Qeverisë Kurti ndaj sindikatave por edhe ndaj dialogut, ngase edhe për kundër dhjetëra shkresave qoftë në emër të BSPK-së, por edhe të SBAShK-ut, nuk janë përfill kërkesat tona për dialog”.

Më tej, ai ka thënë se ata kanë lëvizur në atë mënyrë meqë nuk kanë mundur të vendosin ndryshe.

 “Opinioni duhet ta kuptojë qartë sepse ne nuk kemi mundur të vendosim ndryshe ngase e kishim një rezultat ndryshe, ngase e kishim një rezultat të ngushtë pro pezullimit dhe për të vazhduar grevën dhe e vetmja mundësi kur kemi situata të tilla të mos mbyllet greva”, ka thënë ai për eo.

Tutje, ai ka thënë se greva vazhdon të mbetet opsion i hapur dhe se në janar mund të ketë lajme të mira nëse të gjithë e bëjnë punën e tyre.

“Kjo nënkupton se greva mbetet si opsion i hapur dhe këtë afat e kemi lënë deri në janarin e vitit 2023. Po shkuan gjërat ashtu siç duhet po dolën të vërteta deklaratat e zonjës Nagavci dhe deputetët e bëjnë punën e tyre (e votojnë Ligjin e Pagave), atëherë në janar mund të kemi lajme të mira dhe mund të merret vendimi për mbyllje të grevës”, u shpreh Jasharaj. / Gazeta10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here