Jasharaj: Nagavci po e vazhdon luftën ndaj SBASHK-ut, të shtunën s’do ketë mësim

0
948
Foto: Arkiva

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka theksuar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk po lejon që për zëvendësimin e orëve të humbura të gjendet ndonjë zgjidhje.

Sipas Jasharaj edhe këtë të shtunë nuk do të ketë mësim.

Jasharaj u shpreh se kanë pritur nga ministrja Nagavci t’i ftojë në takim gjatë kësaj jave për të gjetur një zgjidhje, por nuk kanë marrë ftesë. Ai e cilësoi të dështuar mbajtjen e mësimit në disa shkolla të shtunën e kaluar duke thënë se 70% e institucioneve arsimore i janë përgjigjur thirrjet sindikale.

Në një intervistë për KosovaPress, ai tha se nëse Nagavci dëshiron të mbajë inatin ndaj SBAShK-ut, atëherë të ftojë në takim Këshillin e Prindërve.

“Të shtunën e kaluar, raportet flasin se edhe pse 70 për qind e institucioneve arsimore e kanë respektuar nenin 34, ka pasur institucione arsimore që kanë shprehur një lloj gatishmërie për të punuar, por e shtuna e kaluar jo vetëm ne, por edhe prindërit e kanë vlerësuar si të dështuar, ngase ka pasur një mungesë të jashtëzakonshme të nxënësve. Prandaj Nagavci edhe nëse dëshiron ta vazhdojë inatin dhe luftën ndaj SBAShK-ut do të ishte mirë që së paku me Këshillin e Prindërve të ulët dhe të bisedojë… E kisha lut Nagavcin që t’i lejë inatet e tekat, greva më në fund u pezullua, ne jemi në proces mësimor dhe është e udhës në përgjithësi për ta stabilizuar në përgjithësi këtë sistem mësimor”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se nëse zëvendësimi i orëve do t’ju ishte lënë mësimdhënësve, atëherë do të bëhej e pamundura që të realizohej planiprogrami i këtij viti shkollor, mirëpo sipas tij, qasja e Nagavcit përmes urdhrave e kërcënimeve ka irrituar edhe më shumë ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here