Janë zyrtarizuar formacionet e shumëpritura për derbin e madh spanjoll, mes Real Madridit dhe Barcelonës, që zhvillohet sonte në stadiumin legjendar “Santiago Bernabeu”, në kuadër të javës së 10-të të La Ligas, shkruan 04 Online.
“Los Blancos” vijnë në këtë përballje si liderë të kampionatit, me dy pikë më shumë se rivalët e përjetshëm nga Katalunia. Të dyja skuadrat synojnë fitore që mund të ketë peshë të madhe në garën për titullin kampion.
Formacionet zyrtare:

Ndeshja fillon në orën 16:15 dhe pritet të sjellë emocione të mëdha për miliona tifozë në mbarë botën./04 Online














































