Jabllanoviq tërhiqet nga gara për kryetar të Leposaviqit

0
175

Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq nuk do të garojë për kryetar të Komunës së Leposaviqit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Tërheqja e PKS-së nga gara zgjedhore vjen si pasojë e presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi Zyrtar, përcjell klankosova.tv.

Kështu bën të ditur KosovaPress përmes burimeve të saj.

Kujtojmë se avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka thënë se ata serbë që nuk mbështesin Listën Serbe vazhdojnë të persekutohen nga regjimi i Alekasandar Vuçiqi, shërbimet e sigurisë dhe Milan Radoiçiqi.

Për këtë ai ka përmendur arrestimin e një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar nga shërbimi serb i sigurisë.

Ndryshe, dorëheqjet e katër kryetarëve në veri të vendit që erdhën si shenjë revolte kundër vendimit për targa çuan në vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here