Kur djersa përzihet me gjurmë deodoranti ose detergjenti rrobash mund të shfaqen njolla të verdha në veshje.
Lajmi i mirë është se ato mund t’i hiqni lehtësisht.
Për t’i hequr qafe njollat e verdha nga rrobat tuaja të preferuara do t’ju nevojiten disa përbërës.
250 ml uthull
500 ml ujë të ngrohtë
120 g sodë buke
Një lugë kripë
Një lugë peroksid hidrogjeni (mund të blihet në barnatore).
Përzieni uthullën e bardhë dhe ujin e ngrohtë në një legen ose kovë plastike dhe njomni rrobat e njollosura për 20 minuta. Në një enë tjetër, përzieni sodën e bukës, kripën dhe peroksidin e hidrogjenit derisa të kthehet në një përzierje si pastë.
Largoni rrobat nga uthulla dhe uji, kullojini me kujdes dhe fërkoni pastën në njollë me një peshqir, peroksidi do ta zbehë atë, ndërsa kripa dhe soda do ta pastrojnë plotësisht njollën. Lëreni pastën për 20 minuta, më pas lajeni në makinë dhe lëreni të thahet.
/04 Online