Katër metoda plotësisht natyrale
Adhuruesit e luleve të cilat i kanë në oborr apo në kopshtin e tyre të vogël e dinë se sa mund dhe kohë janë të domosdoshme gjatë muajve të ngrohtë që t’ua kushtojnë kopshtit që të jetë perfekt dhe bukur.
Megjithatë, 99 për qind e tyre nuk dinë se si t’ia dalin në krye me barin i cili vazhdimisht mbin në të gjitha anët dhe prish bukurinë e kopshtit të cilit ia kanë kushtuar aq shumë kohë dhe dashuri, andaj vazhdimisht duhet që nga fillimi ta ndukin barin. Dhe as që ju shkon në mend se sa vërtet është e thjeshtë!
Ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat për një kohë të gjatë do t’ju lirojë nga bari i padëshiruar në kopsht, ndërkaq lulet tuaja të mrekullueshme me atë rast do të mbeten të paprekura!.
Kripa e kuzhinës
Thjesht, qitni kripë direkt në bimë apo bëni tretje nga dy filxhanë ujë dhe një filxhan kripë kuzhine.
Spërkatni barin e padëshiruar me tretjen e përgatitur dhe ai do ta eliminojë.
Mielli i misrit
Shërben si preventivë kundër rritjes dhe si vrasës i bimëve të padëshiruara.
E gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak miell misri në bar apo në vendin ku nuk dëshironi që të mbijë.
Uthulla
Spërkatni fletët apo kërcellin e barit me uthull të pastër alkooli apo molle. Këtë metodë mbase do të duhet ta përsërisni, posaçërisht kur bie shi pas qitjes së uthullës.
Thartira e uthullës përgjithmonë do ta eliminojë barin, mirëpo kini kujdes që pikat të mos përfundojnë në lule apo në barin e dëshiruar. Me kujdes qitni ujë të vluar sipër barit dhe do të eliminohet përgjithmonë. /Telegrafi/