Ja se si dukej një burrë egjiptian 35 mijë vjet më parë

0
228

Ekspertët brazilianë kanë përdorur imazhe digjitale për të zbuluar fytyrën e një burri egjiptian që ka jetuar 35,000 vjet më parë.

Moacir Elias Santos, një arkeolog dhe Cícero Moraes, një projektues 3D përdorën mbetjet skeletore të një njeriu të gjetur në një vend arkeologjik në Egjipt për të rikrijuar një imazh dixhital.

Imazhi paraqet një përafrim të detajuar të fytyrës të kafkës së Nazlet Khater 2, fosilit 35,000-vjeçar që u zbulua në vitin 1980 në Luginën e Nilit të Egjiptit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Analiza antropologjike më vonë identifikoi mbetjet skeletore si të një njeriu me prejardhje afrikane, i moshës midis 17 dhe 29 vjeç në kohën e vdekjes së tij.

Ekipi përdori procesin e përafrimit të fytyrës, i cili i ndihmon arkeologët të rikrijojnë tiparet e fytyrës së një personi të vdekur duke përdorur mbetjet skeletore.

“Disa vite më parë, ne po punonim tashmë në një seri përafrimesh që lidhen me evolucionin njerëzor, me kopjet më të njohura fosile,” tha për CNN Moacir Santos, arkeolog në Muzeun Arkeologjik Ciro Flamarion Cardoso në Ponta Grossa, Brazil.

“Videot u shndërruan në foto dhe u përdorën për përpunimin e fotogrametrisë së kafkës, e cila i dha formë studimit”.

Ky proces është përdorur nga ekspertët për të përcaktuar se si njerëzit kanë evoluar gjatë shekujve.

“Përdorimi i kafkave të njerëzve të gjallë përveç punës së kryer në fushën mjekoligjore… probabiliteti që imazhi të ngjajë me atë që dukej NK2 është dukshëm i lartë”, tha Moraes, projektuesi, për CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here