Shumë herë pyesim veten se përse shtojmë peshë më shumë në dimër. Disave u shkon mendja vetëm tek një faktor djersitja, por kjo vjen nga disa arsye.
Temperaturat e ulëta rrisin oreksin tonë sepse djegim më shumë kalori për të prodhuar nxehtësi që do të mbajë temperaturën e trupit tonë normale pavarësisht temperaturave të ulëta mjedisore.
Zakonisht ne nuk pimë ujë në dimër. Sigurisht që uji e shtyp oreksin, ndërsa pa të oreksi nuk na ndalet.
Gjatë muajve të dimrit ne kërkojmë ushqime të yndyrshme dhe të pasur. Kjo ndodh sepse trupi ynë dëshiron ushqime të rënda, pasi sa më i rëndë të jetë një ushqim, aq më intensiv është tretja dhe prodhimi i nxehtësisë.
Një arsye tjetër është se në dimër ne kufizojmë lëvizjet fizike për shkak të ftohtit, kështu që trupi nuk djeg kalori shtesë për të djegur dhjamin. Ne marrim më shumë kalori sesa djegim.