Ja pse duhet të bëni një sy gjumë pas drekës

0
223

Të bëni një orë gjumë pas drekës ndikon që truri juaj të jetë pesë vjet më i ri, thuhet sipas një studimi të ri.

Studimi përfshiu rreth 3,000 kinezë të rritur – me 60% që raportuan se flenë pas drekës prej 30 deri në 90 minuta.

Pjesëmarrësit më pas iu nënshtruan disa detyrave bazike matematikore dhe disa testeve të kujtesës, për të parë se çfarë aftësie njohëse kanë.

Hulumtimi, i publikuar në “Journal of the American Geriatrics Society”, gjeti se njerëzit që bëjnë të paktën një orë gjumë pas drekës performuan më mirë në teste, krahasuar me ata të cilët nuk kishin fjetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here