Ja kush e fiton Ligën e Kampionëve sipas Carlo Ancelottit

0
214

Carlo Ancelotti ka folur për mediat spanjolle, duke ndarë mendimet e tij rreth sezonit aktual dhe spekulimeve për të ardhmen e tij te Real Madridi.

I pyetur se cilat skuadra sheh si favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, trajneri italian u përgjigj shkurt dhe qartë: “Real Madrid dhe Liverpool.”, shkruan 04 Online.

Ndërsa në lidhje me thashethemet për largimin e tij nga klubi në fund të sezonit, Ancelotti theksoi se e ardhmja e tij nuk është në duart e tij, por të presidentit Florentino Perez.

“Të largohem nga Real Madridi? Nuk e di kur. Nuk vendos. E vetmja gjë e qartë që di është se nuk vendos se kur të largohem, presidenti do të vendosë. Kjo do të ndodhë herët a vonë”, tha ai./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here