Të gjitha femrat duan që të kenë thonj tërheqës dhe të shëndoshë, megjithatë jo të gjitha ia arrijnë këtij qëllimi. E, për t’ju ndihmuar në këtë drejtim më poshtë ua kemi sjellë disa këshilla, të cilat duhet t’i ndiqni.
1. PËRDORNI SHTRESËN BAZË
Mbrojini thonjtë tuaj para se ta aplikoni llakun duke aplikuar një shtresë bazë, që shërben si shtresë mbrojtëse. Llaku i thonjve njihet për faktin që i dëmton thonjtë tuaj, duke i bërë më të dobët, andaj, shtresa bazë duhet të jetë miku juaj më i mirë.
2. SHTRESA PËRFUNDIMTARE
Pasi që ta keni aplikuar llakun e thonjve, mos harroni ta aplikoni edhe shtresën përfundimtare, që shërben për mbrojtjen e llakut tuaj, duke bërë që llaku të jetë më tërheqës dhe më jetëgjatë.
3. PËRDORNI ZBUTËS TË THONJVE
Pajisja, që përdoret për zbutjen e thonjve, është si një copë letre, që përdoret për t’i trajtuar thonjtë dhe i lë ata më të butë.
4. VAJI I THONJVE
Vaji i thonjve mund të gjendet kudo, andaj, askush nuk mund të arsyetohet pse nuk ka një vaj të tillë. Pasi që ta keni blerë, e tëra që duhet të bëni është t’i trajtoni pjesët anësore të thonjve dhe ta lini vajin që ta kryej punën për rreth dhjetë minuta. Nëse përdoret në baza të rregullta, ky vaj ju ndihmon që thonjtë tuaj të jenë të ushqyer dhe të shëndoshë. 5. Shmangni nuancat e mbyllëta të llakut Nuancat e çelëta të llakut të thonjve janë të mrekullueshme, pasi që nuk ka mundësi që llaku të rrëshqet dhe të lë shenja në gishtërinjtë tuaj. Përparësia tjetër është që këto nuanca, për dallim nga ato të mbyllëtat, largohen më lehtë nga thonjtë tuaj.