Ja cilat goma duhet ti zgjidhni për dimër, nëse keni dilemë për goma të gjëra apo të ngushta!

0
181

Ekziston një teori e vjetër që ju duhet të zgjidhni goma më të ngushta në dimër, sepse një gomë më e ngushtë ushtron më shumë presion në një sipërfaqe më të vogël kontakti, gjë që krijon fërkim më të mirë.

Kundërargumenti është se duhet të përdorni një gomë më të gjerë, sepse më shumë sipërfaqe rrugore do të krijojë fërkim më të mirë.

Por siç zbuloi Jonathan Benson nga Tyre Reviews, nuk ka shumë ndryshim.

Benson testoi se cilat goma janë më të mira, të gjera apo të ngushta, kështu që ai mori katër lloje gomash Hankook për të drejtuar BMW Serinë 3, në një pistë të brendshme të mbuluar me borë.

Gomat varionin nga 205 mm në 275 mm. Gomat më të vogla 205 mm janë montuar në rrota fellne 16 inç, 225 në ato 18 inç dhe 255 mm dhe 275 mm në 19 inç.

Megjithëse kishte dallime subjektive në ndjesi dhe reagime midis madhësive, numrat nuk gënjejnë.

Goma më e ngushtë ishte më e mira gjatë testimit të përshpejtimit, por ishte më e keqja kur bëhej fjalë për frenimin.

Për sa i përket kohërave të xhirove, goma mesatare me një gjerësi 225 mm doli të ishte më e mira, por të gjitha rezultatet janë aq të ngjashme sa diferenca mund të shpallet e parëndësishme.

Përfundimi i testit është se ju do të gjeni më shumë ndryshime në performancë midis një gome të mirë dimri dhe një gome të keqe dimri, sesa në gjerësi të ndryshme (të së njëjtës gomë).

Shiko Videon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here