Ja cfarë duhet të bëni kur fëmija ka temperaturë

0
329

Si ta ndihmoj bebin fëmijun tim në shtëpi? Temperatura e lartë tek fëmijët nga prindërit zakonisht shihet si ngjarje dramatike që tregon një sëmundje serioze tek një fëmijë. Shpesh gjëndja është alarmante edhe kur termometri tregon 37 gradë C.

“Fëmija im ka ethe dhe kan filluar para një orë” ose “gjithë ditën duke luftuar me temperaturë të lartë kemi frikë natën” , “ e ulëm temperaturën dhe për 1 orë u rikthye përsëri ” Për shumicën e këtyre prindërve, temperatura e lartë e fëmijës është një nga arsyet më të zakonshme për të mos thënë kryesorja për vizitën e mjekut.

Sa është temperatura e trupit?
Matje nën sqetull
Matja rektale
Temperatura normale e trupit 36.5 ° C
Temperatura e lartë e trupit 37.5 ° C – 38.5 37.5 ° C – 39 ° C
Temperatura shumë e lartë e trupit më e rritur se 38.5 ° C 39 ° C – 40 ° C
Temperatura e ulët e trupit më i ulët se 36 ° C më i ulët se 36.5 ° C

Matja e temperatures së trupit

Vlerat normale e temperatures tek fëmijët është (matja axillary) nga 36.5 dhe 37 °C. Temperatura matet me termometer dixhital dhe nën krah (axillary), sublingual (oral), edhe në pjesën e fundit të zorrës së trashë (rektale ).Kjo e fundit nuk është e mire tek fëmijët sepse tek fëmijët e vegjël nëse keni bërë matjen rektale (në zorrë të trashë ) duhet të kujtoni se termometri tregon 0.5 deri 1 ° C më të lartë se vlerat e matura nën sqetull.

Rritja e temperaturës është mbrojtje e organizmit.

Në të vërtetë edhe pse mund të duket pak paradoksale, temperatura është sistemi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe baktereve. Temperatura e rritur e trupit nuk është një sëmundje, por një simptomë që tregon një çrregullim në trup. Rritja e temperaturës është një mënyrë e natyrshme e mbrojtjes së organizmit. Ndalon dhe parandalon shumëzimin e shkaktarëve të sëmundjes, zvogëlon aktivitetin dhe zhvillimin e tyre. Temperatura e rritur e trupit njëkohësisht rimëkëmb, përmirëson dhe fuqizon funksionin e sistemit imunitar të bebit.
Është e njohur shumë kohë më parë fraza e famshme e “babait” të mjeksisë Hipokratit i cili shprehet ”Më jepni një mundësi për të krijuar një ethe (temperaturë ) dhe unë do të kuroj çdo sëmundje”.
Temperatura tek bebet dhe fëmijët mund të jetë pasojë e një gripi që po kalon fëmija.
Nëse shkaku i temperaturës së rritur është :angina e qelbëzuar (fyti apo bajame të qelbëzuara) infeksion i traktit urinar, sëmundja duhet të trajtohet me antibiotik por pasi të jenë bërë analizat përkatëse dhe konstatimi i saktë i gjëndjes klinike.

Kur jepet antibiotiku dhe mjeku e përkrah

Në rast të rritjes së temperaturës, reagimi i parë i prindërve, këmbëngulja e tyrë është në dhënjen e antibiotikëve për shkak të frikës nga komplikimet. Thjesht nuk duan të kthehen me duar “bosh”nga kontrolli i fëmijës. Mjeku për fat të keq shpesh bëhet pjesmarrës në tërë këtë proces dhe pa u menduar dy herë përshkruan antibiotikët.
Kjo mënyrë e trajtimit të temperaturës përmes antibiotikëve ka çuar në shfaqjen masive të rezistencës së mikroorganizmave ndaj antibiotikëve. Në të ardhmen ky do jetë problem kryesor për mjekimin efikas të gjeneratave të ardhshme.

Fyt i skuqur tek fëmijët

Arsyeja më e zakonshme për të vizituar mjekun pediatër është prania e temperaturës së moderuar e cila shoqërohet me skuqje fyti edhe rrjedhje të pakëta nga hundët. Në 92% të rasteve këto simptoma janë të shkaktuara nga infeksioni virusal dhe nuk kanë nevojë për antibiotik.
Për fat të keq shumica e këtyrë fëmijëve trajtohen me antibiotikë. Në të gjitha rastet kur kemi infeksion viral marrja e antibiotikëve vetëm do keqësoj gjëndjen e bebit. Në vend që e tëra të kaloj për 3 ditë pikërisht përdorimi i antibiotikëvë do ndikojë që të kemi përkeqsim për disa ditë, e disa raste edhe keqësim serioz të gjëndjes pasi kemi ndërrim të florës normale bakteriale tek fëmija si dhe rënje të vet imunitetit nga përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve. E tërë kjo mund të çojë në zhvillimin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve.
Nëse analizat e gjakut, urinës, CRP , fyti janë mirë dhe gjëndja klinike nuk është serioze ska asnjë arsye për përshkrim të antibiotikëve. Duhet bërë përpjekje për uljen e temperatures.

Kur temperatura mund të jetë e rrezikshme për një fëmijë?

– Nëse bebi është tre muaj, është i përgjumur dhe ka temperaturë më të lartë se 37 °C
– Nëse fëmija ka temperaturë me hundë të bllokuar ose kollë që zgjat 2 ose 3 ditë. – Nëse përpos temperaturës kemi edhe simptomat tjera si, të vjella ose jashtqitje shumë të shpeshta (diare), dhimbje koke, qafë e ngrirë ose ndjeshmëri ndaj dritës, vështirësi në frymëmarrje, lodhje të theksuar, dhimbje gjatë urinimit.
Në të gjitha këto raste, është e rëndësishme që fëmijën ta dërgoni patjetër në kontroll tek Pediatri.

Si të ulim temperaturën në shtëpi ?

Metodat fizike

Një metodë shumë efektive dhe e rekomanduar e uljes së temperaturës është që ta lani fëmijën me ujë të vakët. Në vaskë e lani fëmijën ngadal dhe në këtë mënyrë ulet temperatura. Larja duhet të zgjatë 10 deri 15 min.
• Vendosja peshkirëve të lagur në trupin e bebit. Peshqirët ndërrohen cdo 7 min.
• Në asnjë mënyrë nuk bën të fërkohet lëkura e fëmijës me alkool për të ulur temperaturën pasi alkooli mund të kaloj barrierrën e lëkurës dhe mund të jetë shumë i dëmshëm për organizmin e bebit. Përdorimi i alkolit për fërkim të lëkurës shkakton ngushtimin e enëve të gjakut në periferi dhe për pasojë nuk do kemi mundësi të shkaktojmë uljen e mëtejmë të temperaturës.
• Hidrimi i mjaftueshëm i bebit ose fëmijës, pra marrja e lëngjeve në sasi sa më të mëdha në temperaturë të lartë të trupit, trupi humbet më shumë lëngje, kështu që është e nevojshme për të pirë shumë për të shmangur dehidrimin. Uji është më i miri, por nëse nuk mund ta bindni fëmijën tuaj që të pijë ujë, nxiteni që të marrë, çaj ose lëng frutash.
• Ajrosja e dhomës ,temperatura e dhomës nuk duhet të jetë më e lartë se 22 ° C.
• Zhvesheni nga veshjet e tepërta. Rekomandohet rrobat e materialeve natyrale (pambuku) që thithin lagështi dhe lehtësisht e lehtësojnë eliminimin e ngrohjes se tepërt të organizmit.
Preparatet

Ato jepen nëse temperatura tejkalon 38 -38.5 ° C .
• Zgjedhja e parë është, paracetamoli i cili aplikohet në formën e supozitorëve dhe shurupëve, në një dozë prej 5 mg për kilogram të masës trupore. Veprimi fillon brënda 20 minutave, intervali është 4-5 orë.
• Kujdes nga përdorimi i Paracetamolit me shije dredhëse pasi mund të provokoj alergji tek bebi
Para se të niseni për vizitë tek mjeku juaj patjetër sigurohuni që i keni dhënë terapin e duhur fëmijës pasi rruga deri tek mjeku mund të shëndrrohet në një “traum” të vërtete nëse fëmija përjeton konvulsione derisa të mbërrij tek mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here