Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka komentuar takimin e fundit ndërpartiak, duke thënë se ai vetëm sa e ka theksuar më tej nevojën për një dialog më të gjerë politik për zgjidhjen e ngërçit institucional në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Izmaku u shpreh se takimi ka nxjerrë gjithashtu në pah edhe hipokrizinë e disa partive politike.
“Takimi i djeshëm vetëm e ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për komunikim më të zgjeruar politik, po ashtu e shfaqi edhe një hipokrizi,” tha ajo.
Ajo theksoi se subjekte politike që më parë kishin kritikuar liderin e Nismës, Fatmir Limaj, për propozimin për një tryezë të përbashkët, tani i ishin përgjigjur vetë ftesës për një takim të tillë.
“Ka subjekte politike të cilët na kanë linçuar, edhe zotin Limaj për propozimet për nevojën që e diskutoi para tre muajsh për këtë tavolinë, të njëjtit i janë përgjigjur ftesës,” deklaroi Izmaku.