Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar nga futbolli gjatë këtyre muajve.
Ai dha një intervistë duke treguar se çka në të vërtet i munguan gjatë karrierës, shkruan Indeksonline
Rakitic tha se janë dy gjëra që nuk i bëri dhe do donte t’i bënte.
“E para është të luaja në Serie A. Dhe e dyta që nuk luajta asnjëherë së bashku me Zlatan Ibrahimovicin”, u shpreh Rakitic.
“Fanella më e pëlqyer që e kam shkëmbyer është pikërisht me Zlatan Ibrahimovicin, kur luajta kundër tij në Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, vazhdoi tutje kroati
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe disa klubeve tjera, tashmë është drejtor teknik aktual te Hajduk Spliti në Kroaci.