Iu desh të priste 50 vjet për ta bërë publike, Shkurte Fejza jep lajmin e shumëpritur

0
2118

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë të ditur se me rastin e 50-vjetorit të karrierës së saj muzikore, do të organizojë dy koncerte, njërin në Kosovë e tjetrin në Shqipëri.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo ka bërë të ditur se koncerti i parë do të mbahet më 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë”.

“Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë”.

“Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, të lidhur nga muzika dhe vlerat që na bëjnë këta që jemi, duke ruajtur me krenari identitetin tonë kombëtar”.

“Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit. Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim”, ka shkruar Fejza.

Shiko foton:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here