“Italianët respektojnë rregullat”, Italia ua paguan faturën katër turistëve që ikën nga restoranti në Shqipëri

0
258

Para disa ditësh, disa turistë italianë u bën viral në rrjete sociale pasi ikën nga një restorant në Shqipëri pa paguar faturën e tyre, ndërsa një akt unik diplomacie na vie nga Qeveria italiane, e cila ka njoftuar se ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve.

Darka e tyre në qytetin e Beratit bëri bujë në të dyja shtetet, teksa lajmet nxitën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ta ngrehte çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, kur ajo vizitoi vendin, shkroi BBC. 

Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shko paguaje faturën për këta idiotë”, i ka thënë ai gazetës La Stampa.

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka konfirmuar se ka paguar faturën, që raportohet të jetë diku rreth 80 euro, në emër të qytetarëve të saj.

“Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë se episodet e tilla të mos ndodhin më”, ka thënë ajo.

Videot e publikuara nga rasti treguan grupin e turistëve që largoheshin nga restoranti natën.

Ia mbathin me vrap, momenti kur turistët italianë ikin pa paguar nga restoranti në Berat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here