Ismajli: Çekët erdhën këtu për barazim, e morën atë që deshën

0
35

Kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli, e ka cilësuar ndeshjen e mbrëmshme ndaj Çekisë si një mundësi të humbur, pasi kundërshtarët morën barazimin, rezultat për të cilin kishin ardhur.

“Kjo ndeshje ishte me pjesë-pjesë. Është e vërtetë që na dominuan në 25 minutat e para. Për fat goditën shtyllën. Edhe në patëm disa raste, jo shumë. Në pjesën e dytë patëm në kontroll gjithçka, Çekia u kthye mbrapa. Si e patë, çekët kishin ardhur për barazim, morën atë që deshën. Ne tentuam, jemi ende në lojë, kemi ndeshje me Ukrainën dhe shpresojmë më të mirën.

Besoj që në ndeshjen e parë, kemi luajtur shpesh me ta dhe në ndeshjen e parë nuk e kishim parë ndonjëherë në kombëtare Choryn. Edhe pse shënoi, i pari ishte me fat, i dyti ishte i mirë. Sot i kishim marrë masat se e kemi ditur pikën e fortë të tij dhe e kemi neutralizuar jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Ismajli për “DigitAlb”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here