Islam Ukimeri përvjel mëngët, fillon inspektimin në terren

0
686

Drejtori Inspektorateve, Islam Ukaj në koordinim me inspektorët e tregut, inspektorët sanitar, inspektorët e veterinarisë dhe inspektorët e bujqësisë, sot gjatë ditës kanë filluar një aksion për inspektimin e qendrave tregtare dhe marketeve të mëdha ushqimore, që veprojnë në Komunën e Prizrenit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Qendrat Tregatare dhe marketet ushqimore u inspektuan me qëllim të kontrollimit për zbatueshmërinë e masave Anti-Covid dhe për respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjit për Sigurinë e Produkteve. Gjatë këtij aksioni u realizuan kontrollime për harmonizimin e çmimeve të rafteve me çmimet e arkave, vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve, deklaracionet në gjuhën shqipe, afatet e skadencës së produkteve dhe kontrollimi i kualitetit dhe skadencës te produktet e mishit. Inspektorët gjetën produkte me afat të skaduar, të cilat u asgjësuan menjëherë, sipas procedurave të rregullta.
Drejtoria e Inspektorateve do të jetë gjithmonë në krye të detyrës, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here