Ishte dënuar për fajde, ky është 55-vjeçari që u arrestua në Prizren – dërgohet në burg

0
1504
Foto: Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është edhe Nrec Perlazer, 55-vjeçar, i cili është kapur të hënën në Prizren pasi ndaj tij ka pasur disa urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprat penale “Fajde” dhe “Armëmbajtje pa leje” me gati 3 vjet burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, 55-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here