Ish-shefi i G2-shit: Zoti në qiell, Hashim Thaçi në tokë

0
178

Ish-ushtari i UÇK-së, Halil Çadraku ka folur për kohën e luftës dhe pranimin e marrëveshjes së Rambujesë.

Sipas Çadrakut, nëse Rugova do të ishte sikur Zelenksy sot, lufta e UÇK-së do të merrte përmasa të mëdha. Në një intervistë për FRONTAL, ai ka thënë se Kosova ishte detyruar ta pranonte marrëveshjen për shkak të mungesës së armatimit.

Çadraku kur flet për Hashim Thaçin, fletë në superlativë, duke thënë se nëse Zoti është në qiell, Hashim Thaçi është poshtë për Kosovën.

“Ta kishte Rugova një veshje ushtarake dhe një allti në shokë, lufta jonë do të kishte marrë përmasa të mëdha. Mungesa e armatimit na bëri që të pranonim marrëveshjen. Nëse ka Zot nalt, për Kosovën ai është poshtë. Nëse s’do të ishte Hashim Thaçi kjo Kosovë s’do të ishte sot”, ka potencuar Çadraku në FRONTAL të T7.

Ai ka thënë se Rugova kishte qenë i orientuar për një zgjidhje me mjete demokratike, por thotë se po shihet që një gjë e tillë s’është e mundur as sot me Serbinë.

“Rugova ka qenë i orientuar me metoda demokratike. Ne edhe sot spo mund të ndahemi me mjete demokratike”, ka thënë ai./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here