Ish-ministri serb: Kurti s’do të pranojë formimin e Asociacionit në takimin e 27 shkurtit

0
162

Ish-ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta pranojë formimin e Asociacionit në takimin e paralajmëruar më 27 shkurt në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Shutanovac ka theksuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken nuk është takuar me Kurtin, por me Vuçiqin.

“Kurti ëndërronte të ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe tani ka vendosur të bëhet (revolucionar) si Che Guevara dhe të vuajë duke në duart e Perëndimit”, tha Shutanovac raporton Danas.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Shutanovaci ka thënë tutje se “është i bindur se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pa Kurtin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here