Ish-mbrojtësi i Manchester United, Axel Tuanzebe, padit “Djajtë e Kuq” për neglizhencë mjekësore

0
48

Një ish-lojtar i Manchester Unitedit ka ndërmarrë veprim ligjor kundër klubit të tij të mëparshëm. Bëhet fjalë për mbrojtësin Axel Tuanzebe, i cili ka ngritur padi në Gjykatën e Lartë në Londër, duke akuzuar klubin për neglizhencë mjekësore që, sipas tij, i ka shkaktuar dëmtime të rënda dhe të përsëritura.

Tuanzebe pretendon se trajtimi i gabuar i lëndimeve nga ana e stafit mjekësor të Unitedit ka ndikuar ndjeshëm në karrierën e tij, duke i lënë pasoja që ende i ndien. Në padinë e tij, ai kërkon dëmshpërblim që tejkalon shumën prej 1 milion paundësh.

Rasti lidhet me frakturat nga stresi në pjesën e prapme të shtyllës kurrizore, të cilat mbrojtësi i përjetoi fillimisht në janar të vitit 2020 dhe që, sipas dokumenteve të dorëzuara, u bënë kronike deri në korrik 2022.

Klubi nga “Old Trafford” nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me rastin, pavarësisht kërkesës nga Sky News.

Axel Tuanzebe, produkt i akademisë së Manchester Unitedit, ka luajtur për “Djajtë e Kuq” në periudhën 2015–2023, duke regjistruar gjithsej 37 paraqitje me fanellën e klubit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here