Ish-komandanti i UÇK-së Nexhmedin Kastrati i bashkohet LDK-së në Prizren

0
57

Dega e LDK-së në Prizren, ka njoftuar se këtij subjekti politik i është bashkuar ish Komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati.

Njëherit, LDK-ja e ka vlerësuar lartë Kastratin për kontributin në çlirimin e vendit.

“Radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, nga sot i’u bashkua edhe z. Nexhmedin Kastrati i cili tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës dhe sigurisë së shtetit tonë.
Z. Kastrati, ka një biografi të pasur gjatë secilës epokë në të cilën ka kaluar atdheu ynë.
Nexhmedin Kastrati, ka lindur në fshatin Zatriq. Shkollën Fillore e ka kryer në lagjen Arbana, Shkollën e Mesme Ushtarake e ka kryer në Sarajevë dhe Shkollën e Lartë Ushtarake në Zenic të Bosnje dhe Hercegovia. Specializimet për nivelin e lartë ushtarak i ka të përfunduara me Komandot Amerikane. Ka të përfunduar Shkollën e Policisë së Kosovës (gjenerata e parë) dhe Fakultetin Juridik Internacional.
Pjesmarrës dhe udhëheqës në luftërat e Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.
Në UÇK u inkuadrua në vitin 1998 dhe ka qenë në pozitat komanduese: Komandant i Brigadës 123 në Therandë, Shef i Shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut dhe Komandant i Operacionit “Shigjeta”.
Ka punuar në ShPK gjatë viteve 1999 – 2004 dhe ka qenë zv. Ministër gjatë viteve 2013 – 2016.
Bashkë me z. Kastrati dhe të tjerët që do t’i bashkohen shtëpisë tonë politike, do të jemi forcë fituese dhe gjithmonë krah i qytetarëve.”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here