Të hënën, në ora 11:00, pranë Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Beni Kizolli, ish-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbajë një konferencë për media me rastin e dorëzimit të një kallëzimi penal ndaj Kryetarit të Komunës së Prizrenit, raporton 04 Online.
Sipas njoftimit, konferenca synon të informojë opinionin publik për ecurinë e këtij procesi dhe arsyet që kanë çuar në këtë veprim juridik.
“Ju ftojmë që të hënën, në ora 11:00, pranë Prokurorisë së Rajonit të Prizrenit, të merrni pjesë në një konferencë për media me rastin e dorëzimit të një kallëzimi penal ndaj Kryetarit të Komunës së Prizrenit.
Pjesëmarrja juaj do të na mundësonte që të sqarojmë para opinionit publik ecurinë e deritanishme të këtij procesi dhe arsyet që kanë çuar në këtë veprim juridik.”, thuhet në njoftimin e Kizollit./04 Online