Ish-ambasadori i Holandës: Bënim presion për themelimin e Speciales, Thaçit i thashë do të lirohesh sepse s’ka prova

0
99

Robert Bosch, i cili shërbeu si ambasador i Holandës në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, tha në protestën e sotme në Hagë – ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen atje – se i ishte kërkuar, ashtu si diplomatëve të tjerë në Prishtinë, që të bënte presion për themelimin e kësaj gjykate.

Ai tha se kjo ide nuk i kishte përlqyer dhe i ishte dukur “e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë”, por tha se “e bëra punën time”.

Bosch gjatë fjalës së tij para protestuesve kujtoi edhe një bisedë me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash mbahet në paraburgimin e Speciales, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Më kujtohet kur e takova Thaçin, ai ishte i shqetësuar. Por, i thash nuk ke pse të shqetësohet sepse gjykimi është i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave”, tha Bosch.

Një numër i madh protestuesish u mblodhën sot në qendër të Hagës për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim, para një procesi të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjyqësor./Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here