Irlandezët befasohen nga bankomatët/ Edhe pse me zero euro në llogari arritën të tërheqin mijëra para

0
578

Një defekt në sistemin elektronik të Bankës Qëndrore të Republikes se Irlandës, ka befasuar klientet e saj sidomos ata që kishin zero euro në llogarine e tyre por papritmas ju dha mundësia që të tërhiqnin para në bankomate deri në 1000 € ose ti transferonin ato.

Mijëra klientë të informuar nga përdoruesit e mediave sociale që përhapën lajmin për defektin, u vendosen në radhë të gjata në ATM në të gjithë vendin duke u përpjekur të përfitonin nga situata për të marrë ose transferuar para.

“Kishte një radhë të madhe para bankomateve. Hera e parë që e kam parë këtë situate. Duhet të ketë pasur diçka që nuk shkonte me sitemin. Nuk e di se çfarë ka ndodhur realisht.”

Banka irlandeze njoftoi klientët më vonë se kishte patur një problem me aplikacionin e saj online dhe faqen e tyre në internet. Defekti preku bankomatet, portalin online të bankës si dhe aplikacionin e saj dixhital. 

Zyrtarët e bankës deklaruan pas konstatimit të situatës se çdo cent i tërhequr do të duhet të kthehet pas nga klientët ndërsa llogaria e tyre do të debitohet.

Oficerë të policisë irlandeze u vendosën në disa zyra të bankës për të ruajtur rendin publik nga dyndja masive e klienteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here