IPK konfirmon arrestimin dhe suspendimin e policit në Prizren

0
164

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht mbrëmë për suspendimin e një zyrtari policor në Policinë Kufitare, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Siç mësoi Sinjali, ndaj policit ishte urdhëruar masa e suspendimit, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sinjali po ashtu mësoi ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është Isa Skenderi.

Për këtë rast janë arrestuar edhe dy djemtë e tij dhe dhëndri i tyre.

Të njëjtat burime thonë se djemtë e policit që u prangosën janë Denis Skenderi dhe Qerkin Skenderi – ndërsa dhëndri i tyre është Faik Bojaxhiu.

E lidhur me rastin e këtij arrestimi, kjo tashmë është konfirmuar edhe nga IPK-ja, ku thuhet se ai është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor  është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here