IPK-ja nis grumbullimin e informatave për policët që nuk reaguan kur u sulmua gazetari i Nacionales

0
176

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e të dhënave rreth policëve që ishin të pranishëm gjatë protestës kundër “DokuFestit” në Prizren, ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Zeka.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

“Duke ju referuar kërkesës suaj rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës për menaxhimin e protestës në Prizren, IPK ju konfirmon se sipas detyrës zyrtare ka filluar grumbullimin e informacioneve dhe video-incizimeve lidhur me këtë rast”, ka thënë Zeka për Klan Kosova.

“Përveç këtyre veprimeve, IPK ka kërkuar raporte zyrtare nga stacioni policor në Prizren lidhur me angazhimet policore gjatë menaxhimit të protestës. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se marshi kundër “DokuFest” ishte thirrur pasi që në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë, e cila ka ngjallur reagime të shumta për shkak se shumica e artistëve janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here