Ipeshkvi Dodë Gjergji viziton BIK-un: Jemi vëllezër dhe sakrificat i bëjmë në emër të dashurisë për Zotin

0
75

Në shënim të festës së Fitër Bajramit, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vizituar selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Gjatë vizitës, Ipeshkvi Gjergji ka uruar besimtarët myslimanë për këtë ditë të shenjtë, duke theksuar rëndësinë e sakrificës dhe bamirësisë në emër të dashurisë për Zotin dhe njeriun, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka theksuar se çdo akt bamirësie dhe çdo sakrificë e bëra për t’i shërbyer Zotit është e vlerësuar dhe shpërblehet nga Zoti.

“Uroj që çdo familje, pavarësisht besimit që ka ose nëse nuk ka besim, të jetojë në paqe dhe harmoni. Të gjithë jemi vëllezër dhe dëshirojmë të jetojmë me gëzim, dashuri, dhe bashkëpunim”, ka thënë Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke shtuar se uniteti dhe bashkëjetesa janë vlerat që duhet të mbizotërojnë mes gjithë qytetarëve të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here