Pavarësisht spekulimeve për largimin e mundshëm pas përfundimit të sezonit, Simone Inzaghi pritet të vazhdojë aventurën e tij në stolin e Interit, shkruan 04 Online.
Sipas gazetarit të njohur italian, Nicolò Schira, trajneri është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re që do ta mbajë në krye të zikaltërve deri në vitin 2027.
Rinovimi do të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme page për Inzaghin, i cili pritet të përfitojë deri në 7.5 milionë euro në sezon, plus bonuse të ndryshme në varësi të performancës.
Interi po kalon një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Inzaghit dhe është ende në garë për dy trofetë më të rëndësishëm, Serie A dhe Liga e Kampionëve./04 Online