Inzaghi pas barazimit me Barcelonën: Ndeshja kthyese do të jetë finale e vërtetë

0
185

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas barazimit 3:3 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, shkruan 04 Online.

“Luftuam ndaj skuadrës më të fortë ofanzive në botë. Djemtë ishin për duartrokitje. Tani na pret një finale e vërtetë para tifozëve tanë në ‘San Siro’”, tha ai pas ndeshjes për Sky Sport.

Inzaghi pranoi se është i zhgënjyer për humbjen e avantazhit prej dy golash, por theksoi se beson në kualifikim: “Do ta analizojmë këtë ndeshje dhe do të përgatitemi siç duhet. Përballë kemi një ekip me një talent që lind çdo 50 vjet”.

Takimi i kthimit do të zhvillohet javën tjetër në Milano./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here