Kompania e Sistemit të Transmisionit të Energjisë (KOSTT) ka njoftuar se sot do të realizohet një ndërhyrje emergjente në transformatorin Tr-3 110/10kV në nënstacionin Prizreni 1 (110/35/10kV), me qëllim përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.
KOSTT ka njofton se punimet do të realizohen nga ora 20:00 deri në 22:00, dhe gjatë këtij intervali, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Kjo do të prekë veçanërisht zonat që varen nga ky transformator për një periudhë të kufizuar kohe.
“Këto punime janë të domosdoshme për të rritur stabilitetin dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike, duke siguruar një sistem të qëndrueshëm të transmetimit për qytetarët e rajonit të Prizrenit.
KOSTT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo shqetësim të mundshëm gjatë periudhës së ndërprerjes së furnizimit dhe siguron se punimet do të realizohen sa më shpejt dhe efikas.