Interi ka nisur të studiojë tregun për një anësor, që të mund të zëvendësojë Cuadradon, duke qenë se kolumbiani kreu një operacion në tendinë dhe do të mungojë për të paktën tre muaj.
Emri që josh më shumë zikaltrit është kanadezi 24-vjeçar Tayon Buchanan, i cili ndiqet prej kohësh nga Ausilio dhe janari mund të jetë muaji i duhur për ta transferuar në Milano.
Ai ka kontratë deri në 2025-ën me klubin belg, që mund të heqë dorë prej anësorit që në janar, nëse merr një ofertë prej 10-12 milionë eurosh.
Alternativa të Buchanan janë disa emra në Serinë A, si Nandez i Cagliarit, Ciurria i Monzës, apo edhe një njohje e vjetër, Antonio Candreva, i cili mund të vijë nga Salernitana në një formulë shkëmbimi me Stefano Sensin.
Krahas një anësori të krahut të djathtë, zikaltrit po studiojnë edhe tregun e sulmuesve, për të shtuar një tjetër futbollist në repartin ofensiv të skuadrës së Simone inzaghit.
Sanchez dhe Arnautovic nuk po bindin, ndaj te Interi po mendojnë të afrojnë iranianin Mehdi Taremi nga Porto, për të pasur një organikë sa më të kompletuar deri në fund të sezonit.
Gjithsesi e ardhmja e Taremit është në dorë të Sanchez dhe Arnautovic, që do të kenë mundësinë të tregojnë veten gjatë muajit të ardhshëm dhe nëse nuk do të arrijnë të ofrojnë garanci, do të synohet firma me iranianin e Portos./SS