Interes i jashtëzakonshëm për Kombëtaren/ Biletat për sfidat e Nëntorit po shiten me ritme të shpejta

0
96

Fitorja minimale ndaj Gjeorgjisë ka rritur entuziazmin edhe në radhët e tifozëve shqiptarë. Triumfi i Tbilisi ka shtuar interesin për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, me numrin e biletave të shitura që sa vjen e rritet.

Fortesa “Air Albania” pritet të jetë e tejmbushur, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në ndeshjet e fundit të kombëtares. Kapaciteti prej mbi 22 mijë vendesh do të jetë “i pushtuar” nga ngjyrat kuqezi. Numri i biletave të shitura deri më tani për dy ndeshjet e ardhshme janë të larta.

Për sfidën me Republikën Çeke biletat e prenotuara kanë tejkaluar shifrën e 17 mijë. Përballja do luhet më 16 Nëntor në “Air Albania” që besohet të jetë i gjithi kuqezi. Edhe për sfidën me Ukrainën, më 19 Nëntor numri i biletave të shitura është i lartë.

Deri më tani kanë tejkaluar shifrën 12 mijë bileta. Interes maksimal që pritet ta ndihmojë skuadrën e Sylvinhos për të arritur objektivat. Kuqezinjtë pozicionohen të tretët në grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe janë në rrugën e duhur për të fituar grupin. Pas 4 sfidave, kombëtarja jonë ka grumbulluar 6 pikë./Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here