Inter Miami akuzohet se ka thyer një klauzolë të kontratës së Messit

0
186

Inter Miami e ka gjetur veten në një pozitë mjaft të vështirë, pasi po përballet me akuzat për prishjen e një klauzole të kontratës e cila garantonte pjesëmarrjen e Messit në ndeshjen miqësore ndaj Hong Kongut.

Ani pse Miami siguroi një fitore me rezultat 4-1, Messi qëndroi në bankën rezervë për shkak të një lëndimi në këmbë, duke bërë që tifozët prezent në stadium të zhgënjehen dhe frustrohen pasi kishin paguar më shumë se 100 euro për të parë ikonën e futbollit në aksion.

Pas kësaj tifozët filluan të brohorasin duke kërkuar rimbursim të parave që kanë shpenzuar për blerjen e biletave, ndërsa presidenti i Miamit, David Bechkham, u mundua që të shpreh mirënjohjen e tij për mikpritjen.

Kevin Yeung, sekretari i Hong Kongut për kulturë, sport dhe turizëm, ka zbuluar në një konferencë për shtyp se zyrtarët e qeverisë ishin të sigurt se Messi do të luajë, por mësuan për lëndimin e tij vetëm 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

“Ne menjëherë u kërkuam atyre që të eksplorojnë mundësitë e tjera si Messi të futet në fushë që të takohet me fansat e tij dhe të marrë trofeun. Fatkeqësisht, siç e keni parë, kjo nuk ndodhi”, ka thënë Yeung.

Yeung shtoi se deri 1.6 milionë të parave publike mund t’i takojnë organizatorëve të këtij eventi.

“Një nga kushtet tona kryesore në marrëveshjen me organizatorët Tatler Asia ishte që Messi të luante në këtë ndeshje për të paktën 45 minuta, duke marrë parasysh gjendjen e tij fizike dhe sigurinë”, përfundoi ai./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here