Institucionet, pa mbikëqyrje të komisioneve parlamentare

0
47

Të paktën deri në prill deputetët nuk do të kenë angazhime në Kuvend.

Madje të zgjedhurit e popullit mund të mos kthehen fare në sallën e Kuvendit, si pjesë e legjislaturës së 10-të, nëse Gjykata Kushtetuese mbështet dekretin për shpërndarje.

Megjithatë bllokimi i kuvendit, pavarësisht sa zgjatë, konsiderohet se lë dëme të mëdha për vendin.

“Kuvendi veçse i ka hapur 2 pozita për anëtarë të gjykatës kushtetuese, po ashtu një pozitë në këshillin prokuroria e po ashtu duhet të zgjedhën edhe anëtarët në këshillin gjyqësor dhe secila nga këto punë do të mbetet në gjysmë ose e papërfunduar”, thotë Melos Koloshi-hulumtues në IKD.

Sipas Melos Kolshit nga IKD-ja, edhe më aktive në këtë kohë do duhej të ishin komisionet parlamentare, si mbikëqyrëse të shumë institucioneve.

“Kuvendi nuk mund t’i thërrasin në përgjegjësi institucionet e ndryshme, p.sh. është autoriteti i konkurrencës, e kemi rritjen e çmimit të karburanteve, po ashtu edhe rritja e çmimit të energjisë eklektike, ku komisionet mund ta thërrasin në përgjegjësi ZRRE-në”, sqaron Koloshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here