Iñigo Martínez i jep fund qëndrimit te Barcelona dhe transferohet në Lindjen e Mesme, duke u bërë përforcimi më i ri i skuadrës saudite Al Nassr, shkruan 04 Online.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja është arritur plotësisht dhe qendërmbrojtësi spanjoll do t’i bashkohet ekipit si lojtar i lirë. Martínez ka vendosur të ndërpresë kontratën me Barcelonën me efekt të menjëhershëm, duke mbyllur kështu një kapitull të shkurtër në “Camp Nou”.
Mbrojtësi 33-vjeçar do të nënshkruajë kontratë me Al Nassr deri në qershor të vitit 2026, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, deri në qershor 2027. Ky transferim vjen në kuadër të valës së fundit të yjeve evropianë që zgjedhin kampionatin e Arabisë Saudite si destinacionin e radhës./04 Online