Iniciohet rasti ndaj zyrtarit për keqpërdorim të detyrës në PKK Vërmicë

0
163

Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, gjatë kontrollimit të një furgoni mbrëmë që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë, ka vërejtur se një zyrtar kompetent, i dyshuar, e ka lënë të vazhdojë në drejtim të Kosovës përkundër se kishte të ngarkuar një sasi të fidanëve të pemëve dhe luleve pa i përfillur rregullat.

Në konsultim me prokurorin, furgoni dhe fidanët janë sekuestruar, ndërsa ndaj zyrtarit të dyshuar është iniciuar rasti dhe janë njoftuar hetimet kompetente.

“PKK Vërmicë / 13.04.2024 – 20:17. Policia gjatë kontrollimit të një furgoni që drejtohej nga një mashkull shtetas i Shqipërisë ka vërejtur se një zyrtar kompetent, i dyshuari m/k e ka lënë të vazhdojë në drejtim të Kosovës përkundër se kishte të ngarkuara një sasi të fidanëve të pemëve dhe luleve pa i përfillura rregullat. Në konsultim me prokurorin furgoni dhe fidanët janë sekuestruar, ndërsa ndaj zyrtarit të dyshuar është inicuar rasti dhe janë njoftuar hetimet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here