Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente.
Një prej tyre ka ndodhur në Suharekë, ku një person (mashkull kosovar), gjatë votimit ka fotografuar votën dhe ka postuar në rrjete sociale, shkruan në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari është paraqitur në stacion policor, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.














































