Një rast i incidentit të zjarrit është raportuar në Stacionin Policor në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës në Prizren bëhet e ditur se është raportuar se në rrethana ende të panjohura shtëpia e një personi në Malsi të Re është përfshirë nga zjarri, raporton SO.
Policia bën të ditur se personi i cili jeton në atë shtëpi është i gjinisë mashkullore dhe i njejti ka probleme psikike.
Policia ka njoftuar se menjëherë pas raportimit njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.
Ndërsa, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo vlera e dëmëve nga zjarri.
“Fsh. Malësi e Re, Prizren 28.01.2023-22:20. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e viktimës mashkull kosovar (me probleme psikike). Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.” thuhet në raportin e policisë.